
Kur Kryeministri Bëhet Polic, Prokuror Dhe Gjyqtar – Drejtësia Në Rrezik, Demokracia Në Koma
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Nga Avokat Reçi, për “Gazetën Antikorrupsion”
Në hyrje të Gjykatës së Fierit, menjëherë pranë derës kryesore, ndodhet një objekt që supozohet të jetë urë komunikimi mes qytetarit dhe drejtësisë: kutia e ankesave. Por më shumë se një kanal për zgjidhjen e problemeve, ajo ngjan me një simbol ironik të harresës institucionale – bosh, e mbuluar nga pluhuri, si ndërgjegjja e atyre që kanë harruar se drejtësia fillon me dëgjim.
Nuk është thjesht një rastësi që kjo kuti ndodhet jashtë godinës. Është një metaforë e gjallë e mënyrës si sistemi e ka përjashtuar zërin e qytetarit nga brendësia e tij.
Letra ankesash nuk ka, dhe ndoshta nuk ka pasur prej kohësh. A është kjo shenjë e një drejtësie që funksionon aq mirë, sa askush nuk ka përse të ankohet? Apo është tregues i kapitullimit të qytetarit përballë një institucioni të mbyllur e të pandjeshëm?
Në një vend ku burokracia sundon mbi përgjegjshmërinë, ku vendimet nuk shpjegohen dhe vonesat nuk justifikohen, heshtja nuk është shenjë paqeje – është simptomë e një drejtësie që nuk i përket më publikut.
“Më e rrezikshme se padrejtësia është ndjenja se padrejtësisë nuk i bën më njeri ballë.” – Georges Bernanos
Kjo thënie përmbledh më së miri atmosferën që mbizotëron sot jashtë gjykatave tona: njerëz të lodhur, të dorëzuar, që as nuk afrohen më të kërkojnë llogari.
Kutitë e ankesave duhet të jenë si stetoskopi i një sistemi të gjallë – të ndiejnë, të regjistrojnë, të reagojnë. Por në Fier, ajo kuti pranë derës nuk dëgjon më asgjë. Ajo është kthyer në një altar të kotësisë, ku askush nuk lë më letra dhe askush nuk pret përgjigje.
Nëse nuk e zhbëjmë këtë ndarje midis qytetarit dhe drejtësisë, nesër nuk do kemi më as drejtësi për të kritikuar – sepse askush s’do ta kërkojë më.
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në një qëndrim të pazakontë për një zyrtar të lartë të sistemit të drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ndalimin e procesit të
25 Korrik – Përvjetori i Rënies së Duce-s dhe Gjykimit të Drejtësisë së Zaptuar Më 25 korrik 1943, një regjim që kishte ngritur vetveten në
DREJTËSIA BËN VALIXHEN, I BURGOSURI PRET VENDIMIN Gjyqtarët duan pushime, të burgosurit presin në qeli KLGJ të marrë masa për këtë sjellje skandaloze Nga gjysma
”Paketa e Maleve” hap aplikimet: Një mundësi e artë për njohjen e pronësisë në zonat malore http://gazeta-antikorrupsion.al/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-23-at-09.02.22.mp4 Ka nisur faza e parë dhe më vendimtare
Nëse deri dje monopatinat elektrike shiheshin si një alternativë moderne për lëvizje urbane, sot ato përfaqësojnë një kaos të legalizuar, një rrezik të heshtur dhe