
Kur Kryeministri Bëhet Polic, Prokuror Dhe Gjyqtar – Drejtësia Në Rrezik, Demokracia Në Koma
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një hetim të thelluar mbi një skemë të dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash në Bashkinë e Tiranës, duke çuar në caktimin e masave të sigurimit personal për disa individë të rëndësishëm. Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë së Posaçme, çështja penale Nr. 27 e vitit 2024 përfshin akuza të rënda ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, E. V., dhe bashkëshortes së tij, A. X., si dhe ndaj disa përfaqësuesve të subjekteve tregtare të përfshirë në këtë skemë.
Pas një hetimi të gjatë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, E. V., si i dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Po ashtu, ndaj bashkëshortes së tij,
Sipas njoftimit të Prokurorisë, “nga shtetasit nën hetim, specifikisht E. V. (me detyrë Kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë.” Këto fonde janë transferuar në mënyrë të fshehtë drejt organizatave jofitimprurëse dhe bizneseve të kontrolluara nga bashkëshortja e kryetarit të bashkisë.
Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme, përfshirë një vilë në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, si dhe bllokimin e llogarive bankare me një shumë totale prej 869,149.78 euro, të ndodhura në banka të ndryshme në emër të A. X. dhe subjekteve të lidhura me të. Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në zyrat e një shoqërie tregtare të administruar nga A. X., janë sekuestruar një sasi të madhe parash në valutë të ndryshme.
Hetimet kanë zbuluar se një sërë subjektesh tregtare kanë përfituar fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës në këmbim të përfitimeve të paligjshme për kryetarin e bashkisë dhe bashkëshorten e tij. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar nga ajo.”
Përveç zyrtarëve të përfshirë, nën hetim ndodhet edhe një deputete e Kuvendit të Shqipërisë, K. B., për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Prokuroria po vijon hetimet për të zbardhur në tërësi rrjetin e përfitimeve dhe transaksioneve të dyshimta, duke përfshirë edhe të tjera subjekte.
Kjo çështje e rëndë e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes vendore ka sjellë një reagim të fortë nga autoritetet, duke vendosur masa të rrepta sigurie për të garantuar një hetim të plotë dhe transparent. Megjithatë, siç thekson njoftimi i Prokurorisë, “Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.”
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në një qëndrim të pazakontë për një zyrtar të lartë të sistemit të drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ndalimin e procesit të
25 Korrik – Përvjetori i Rënies së Duce-s dhe Gjykimit të Drejtësisë së Zaptuar Më 25 korrik 1943, një regjim që kishte ngritur vetveten në
DREJTËSIA BËN VALIXHEN, I BURGOSURI PRET VENDIMIN Gjyqtarët duan pushime, të burgosurit presin në qeli KLGJ të marrë masa për këtë sjellje skandaloze Nga gjysma
”Paketa e Maleve” hap aplikimet: Një mundësi e artë për njohjen e pronësisë në zonat malore http://gazeta-antikorrupsion.al/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-23-at-09.02.22.mp4 Ka nisur faza e parë dhe më vendimtare
Nëse deri dje monopatinat elektrike shiheshin si një alternativë moderne për lëvizje urbane, sot ato përfaqësojnë një kaos të legalizuar, një rrezik të heshtur dhe