Av. Nertila Bejo

Nisur nga praktika që has më së shumti me klient të cilët janë të një kategorie të veçante invalidësh, pamundësia financiare për hartimin e një prokure I detyron të vijnë në gjykatë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ekonomike dhe të bëjnë deklarimin në gjykatë, ku fare mirë mënyra më e mirë për zgjidhjen e kësaj problematike është lidhja e kësaj akt-marrëveshje

Ligji procedural dhe material i mundëson palëve ndërgjyqësve që të veprojnë në gjykim me anë të përfaqësimit. Në legjislacionin shqiptar 2 janë mënyrat në të cilat një klient mund të përfaqësohet në gjykatë: nëpërmjet noterizimit të aktit të përfaqësimit si edhe nëpërmjet deklarimit në gjykatë.

Zëvendësimi I prokurës me aktin e përfaqësimit është një praktikë e cila siguron që të ofrojë  lehtësi duke e përcaktuar qartë dhe marrëdhënien e tyre  dhe duke ofruar fleksibilitete në atë që kërkohet.

Nëse do i referohemi  standardit evropian do të shikojmë se pikat kryesore në tw cilat mbështet akti I përfaqësimit në marrëdhënien midis avokatit dhe klientit është pikërisht në aktin e përfaqësimit i cili mbështetet në marrëveshjen midis avokatit dhe klientit dhe ky akt përfaqësimi nuk e ka të detyrueshëm noterizimin e prokurës pasi në të mjafton të shkruhet informacioni dhe përmbajtja e nevojshme për të autorizuar avokatin që të veproj në emër dhe për llogari të klientit.

Prokura në legjislacionin evropian mbështet në një autorizim përfaqësimi i cili njihet ndryshe si prokurë procedurale pasi nuk është e nevojshme që të kemi prokurë noteriale

Në Shqipëri procedurat ligjore lidhur me përfaqësimin në gjykatë kanë shumë kërkesa dhe kërkojnë dokumentacion duke bërë në këtë mënyrë që procesi të vonohet klientit mos ti jepet zgjidhja në një kohe të shpejtë, pagesat janë të larta dhe njerëzit janë në pamundësi financiare për të bërë një pagesë 4000 lekë për një akt përfaqësimi, ndërsa në krahasim nga  sistemi evropian në të cilin procedura ligjore lidhur me aktin e përfaqësimit janë të fokusuar në zgjidhjen e problemit  dhe duke i dhënë profesionit të avokatit një rregullim dhe liri në zgjidhjen e këtyre problematikave. Në synojmë integrimin dhe futjen në këtë sistem evropian dhe arritja më e mirë është dhënia e këtij akti të përfaqësimit në këtë formë pa akt noterial duke krijuar mundësi për të gjithë njerëzit duke marrë parasysh situatën e rënduar ekonomike që ndodhet Shqipëria.

Nisur nga praktika që has më së shumti me klient të cilët janë të një kategorie të veçante invalidësh, pamundësia financiare për hartimin e një prokure I detyron të vijnë në gjykatë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ekonomike dhe të bëjnë deklarimin në gjykatë, ku fare mirë mënyra më e mirë për zgjidhjen e kësaj problematike është lidhja e kësaj akt-marrëveshje që lejon dhe autorizimin e përfaqësimit në gjykatë pa akt noterial.

 

Konkluzione

Duke qenë se ligji kërkon që për përfaqësimin në gjykim të hartohet një prokurë noteriale dhe palët duhet t’i drejtoheni një noteri ta noterizojë kjo në shumicën e rasteve shkakton vonesa dhe ngërçe për problemet gjyqësore për arsye të ndryshme ekonomike dhe shëndetësore të personave . Megjithatë në shumicën e rasteve  në praktikën e përditshme, më së shumti vetë avokatët  e bëjnë vet të hartimin e  përmbajtjes së prokurës për gjykimin e çështjes. Në këtë rast shtrohet pyetja a është e nevojshme kjo burokraci për të garantuar një proces të rregullt gjyqësor dhe ti afrohemi standardit që ofrojnë sistemet evropiane? Kjo çështje është  komplekse dhe me shumë të drejta të ndërthurura, dhe ajo që ne  rekomandojmë  është që përderisa vendi jonë synon integrimin në sistemin evropian mënyra më e mirë e aktit të përfaqësimit është që hartimi i kontratës të bëhet nga vet avokati, dhe në këtë rast hartimi dhe noterizimi i prokurës do të ishte një harxhim kohe dhe humbje parash. Për më tepër ekziston dhe kontrata e shërbimit midis avokatit dhe klientit e cila ka fuqi ligjore dhe e specifikon qartë marrëdhënien midis tyre,  tagrat e përfaqësimit dhe objektin e kësaj marrëdhënie dhe një ndërthurje e kontratës së shërbimit me aktin e përfaqësimit pa akt noterial midis avokatit dhe klientit do të jepte zgjidhje për këtë problematikë .

Duke pasur parasysh faktin e zgjatjes së proceseve gjyqësore, humbjen e kohës, harxhim parash  në rastin konkret, akti i përfaqësimit pa akt noterial midis avokatit dhe klientit do të konsistonte ne shkurtim kohe për procesin gjyqësor dhe zgjidhje më efikase për klientin.