askush nuk te kërcënon pa arsye.
Rastet ku u kërcënuan disa prokuror janë vetëm fillimi për te kaluar ne vetëgjyqësi prandaj shoqata i bën apel prokuroreve, gjyqtareve dhe opgj-ve te kenë kujdes ne zbatimin e ligjit.
Dënimet pa prova, te bazuara veç bindjen e brendshme te prokuroreve, me te drejte krijojnë irritime e te çojnë deri ne vetëgjyqësi.


Tashme është e krijuar ideja se drejtësia nuk jepet falas, por nga intrigat e policisë e cila  ka qene drejtuar me bekimin e prokuroreve te korruptuar, në shërbim te politikes duke bere kurthe dhe përdorur dëshmitare te rreme për te renduar akuzat, janë kryer arrestime për te siguruar prova duke devijuar te vërtetën.

rastet kur është e nevojshme qe palët ti drejtohen gjykatës për sigurim prove, gjykatat për prokurorinë e japin menjëherë ndërsa për të pandehurit s’e japin fare ose pas një afati të gjatë e japin kur subjektet janë të pamundur ta sigurojnë.


Prokuroret kane për detyre qe te marrin prova ne favor edhe te pandehurit por kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë .
Rezulton se ne sistemin e drejtësisë janë grumbulluar një tufe kukullash, prokuror gjyqtar dhe avokat kryesisht qe marrin ne qafe qytetaret

Gjyqtaret nuk bëjnë gjë tjetër veç se noterizojnë kërkesat e prokurorit në dhënien e dënimeve.

Ka pas raste qe prokuroret qurratviten përpara gjyqtarit që t’u pranojnë kërkesat në kundërshtim më ligjin.

Avokatet e ndershëm dhe kërkues për zbatimin e ligjit bëjnë kërkesa në proces ku gjyqtaret nuk i përfillin fare



Kur gjykatat përdorin bindjen e brendshme dhe dënojnë tjetrin pa prova, vetëm me urdhra politike atëherë njerëzit kalojnë në vetëgjyqësi nga halli

Nuk janë veç Selimi dhe Musabelliu por ka te tjerë e tjerë qe kane vepruar ne të njëjtën mënyre,  si gjyqtar ne Elbasan dhe Shkodër qe me bindje te brendshme abuzojnë detyrën e tyre .

Prandaj Shoqata i bën apel prokuroreve, gjyqtareve dhe opgj-ve te kenë kujdes ne zbatimin e ligjit.