Çështja e Etleda Ciftes



Shpesh-herë thuhet se Shqiptaret janë mos-mirënjohës por nuk
është e vërtetë pasi gjykimi i Etleda Çiftes na provon të
kundërtën.
Çiftja kjo Komisioneve e Vetingut e caktuar aty nga Partia-Shtet
kishte falsifikuar kontrata shit-blerje pasurie në bashkëpunim me
Noteren.
Çiftja kishte vendosur edhe emrin e vëllait si shitës prezent
ndërkohë që ai ndodhej ne Itali por ky fakt nuk i ka penguar
aspak Gjyqtaret Erjon Bani e Sokol Bina te “drejtësisë së re”
ta shpallin të pafajshme Vettingaren Çiftja !
Edhe për Deklarimin e rremë para parlamentit dhe para
I L D K P I përsëri Gjyqtarët e rinj e deklaruan të pafajshme!!
Në realitet kjo Vettinguesja e Partisë ju kishte bërë nder personal
që të dyve,
Pasi ajo i kishte kaluar në vetting pa shqetësime dhe pa pengesa,
ndryshe nga prokuror dhe gjyqtar verior të cilët ajo i
diskriminonte haptazi, duke mos fshehur urrejtjen qe ajo kishte
ndaj tyre
Tashmë kushdo e ka kuptuar se Reforma nuk ishte për Drejtësi
por ishte për largimin gjyqtareve dhe prokuroreve e Verioreve,
të cilët nuk pranonin të bëheshin buratin i shtetit.
KPK-ja dhe KPA-ja e zbatuan porosinë e partisë në pushtet

Ja pra Çiftja i kaloi në vetting Banin e Binon dhe këta e
shpëtuan Ciften duke i dhënë pafajësi.
Me këtë vendim gjykate dekriminalizuan falsifikimin dhe
deklarimin e rremë, ky privilegj i përket vetëm Ciftes, apo edhe
qytetareve?
Avokatet Antikorrupsion i sugjerojnë te gjithë atyre qe janë
dënuar për veprat penale te njëjta me pafajësinë qe mori Çiftja,
te kërkojnë rishikimin vendimeve.
Ky kërkim do vërtetonte qëndrimin e drejtësisë nëse është me një apo me dy fytyra.