
Kur Kryeministri Bëhet Polic, Prokuror Dhe Gjyqtar – Drejtësia Në Rrezik, Demokracia Në Koma
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Nga gjysma e korrikut deri në gjysmën e shtatorit, gjykatat shqiptare zhduken nga harta institucionale. Pa asnjë vendim zyrtar, pa një afat të përcaktuar me ligj, gjyqtarët arratisen masivisht me pushime, duke braktisur sallat e gjyqeve dhe qytetarët që presin drejtësi.
Ndërkohë që sistemet e drejtësisë në Evropë funksionojnë me rotacion edhe në verë, në Shqipëri drejtësia mbyllet si në vendpushim bregdetar. Një fenomen i përvitshëm, i heshtur dhe i pashpjegueshëm, që nuk është pushim ligjor, por pushim arbitrar në kurriz të qytetarëve që nuk kanë luksin të presin.
Ka të burgosur që kanë pritur me muaj të tërë për seancën përfundimtare të gjykimit. Vendimi mund të ishte dhënë në korrik. Por gjyqtari vendos ta shtyjë për në tetor. Pse? Sepse duhen bërë gati valixhet për pushimet verore. Sepse drejtësia “ka nevojë të pushojë”, edhe pse të burgosurit kalben në qeli dhe familjarët shtyjnë ditët në pasiguri.
Kjo nuk është çështje organizimi. Kjo është papërgjegjshmëri penale.
Në një shtet ku liria e një qytetari ndodhet në duart e një gjyqtari, dy muaj pushime pa gjykime janë të papranueshme. A mund të shtyhet vendimi për fatin e një njeriu vetëm sepse gjyqtari ka planifikuar pushimet? A është kjo drejtësi apo arrogancë me togë?
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), si institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së gjyqtarëve, duhet të marrë masa urgjente:
• Të ndalojë mbylljen faktike të sistemit gjyqësor për dy muaj;
• Të sigurojë rotacion të shërbimeve gjyqësore gjatë gjithë vitit;
• Të mbajë përgjegjës gjyqtarët që shtyjnë çështje me pasoja të rënda për jetën dhe lirinë e individit;
• Të publikojë statistikë zyrtare për numrin e seancave të shtyra për shkak të pushimeve verore.
Drejtësia që ikën me pushime, lë prapa tragjedi.
Në vend të një vendimi, i burgosuri merr heshtje.
Në vend të drejtësisë, merr vonesë.
Në vend të lirimit, merr një muaj më shumë qeli – sepse një gjyqtar vendosi të pushojë.
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë (SHAASH) denoncon këtë praktikë si shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut dhe paralajmëron se do të ndjekë çdo rast të tillë me mjete ligjore e institucionale, brenda dhe jashtë vendit.
Në një sistem normal, drejtësia nuk bën valixhen në korrik, por rrin në detyrë – sepse jeta dhe liria e tjetrit nuk shtyhen për më vonë.
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në një qëndrim të pazakontë për një zyrtar të lartë të sistemit të drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ndalimin e procesit të
25 Korrik – Përvjetori i Rënies së Duce-s dhe Gjykimit të Drejtësisë së Zaptuar Më 25 korrik 1943, një regjim që kishte ngritur vetveten në
DREJTËSIA BËN VALIXHEN, I BURGOSURI PRET VENDIMIN Gjyqtarët duan pushime, të burgosurit presin në qeli KLGJ të marrë masa për këtë sjellje skandaloze Nga gjysma
”Paketa e Maleve” hap aplikimet: Një mundësi e artë për njohjen e pronësisë në zonat malore http://gazeta-antikorrupsion.al/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-23-at-09.02.22.mp4 Ka nisur faza e parë dhe më vendimtare
Nëse deri dje monopatinat elektrike shiheshin si një alternativë moderne për lëvizje urbane, sot ato përfaqësojnë një kaos të legalizuar, një rrezik të heshtur dhe