SPAK nuk kursen askënd: 36 masa sigurie në listë edhe familjarët e Kastratit! Mediat heshtin

Skandal i madh mediatik! Shumica e mediave shqiptare kanë censuruar lajmin për 36 masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Posaçme kundër një rrjeti të gjerë kontrabande në doganat shqiptare. Arsyeja? Në listën e të hetuarve ndodhen edhe krushku dhe dhëndri i njërit prej bizneseve më të mëdha në vend – grupit “Kastrati”.

Gazeta Antikorrupsion është e vetmja që publikon të plotë dhe pa autocensurë këtë skandal të rëndë me përmasa ekonomike dhe penale.

Gjykata e Posaçme ka vendosur 18 masa “arrest me burg” dhe 18 masa të tjera si ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim për paraqitje, pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për veprat penale:

“Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”,

“Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”,

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,

dhe në disa raste “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

 

Skandal i dyfishtë: kontrabandë + media të shitura

Në vend që të alarmojnë publikun, shumë media e kanë heshtur qëllimisht këtë çështje, duke treguar se në Shqipëri censura funksionon kur preken interesa oligarkike dhe lidhje të fuqishme politike e ekonomike. Asnjë televizion kombëtar nuk ka publikuar listën e plotë të emrave, ndërkohë që në dosje figurojnë edhe persona me lidhje direkte me një nga grupet më të mëdha të naftës dhe ndërtimit në vend.

Emrat e përfshirë (të publikuar për herë të parë në Gazetën Antikorrupsion):

  1. Ilir Jashari
  2. Dario Jashari
  3. Servet Dauti
  4. Luan Qorolli
  5. Nazmi Goçi
  6. Ilir Hicka
  7. Kreshnik Gumaj
  8. Indrit Cenaj
  9. Malida Duzha
  10. Andri Tola
  11. Mentor Neli
  12. Gentjan Tabaku
  13. Gëzim Stërkeshi
  14. Zeljko Staifer
  15. Mile Bjelic
  16. Emin Shabani
  17. Ilber Koleshi
  18. Eldi Hoxha
  19. Ylber Karanxha
  20. Blendi Resuli
  21. Ildri Çukaj
  22. Ilda Metoshi
  23. Alisa Sinani
  24. Ylli Sinani
  25. Vladimir Goxhi
  26. Shpëtim Loçka
  27. Rezart Doçi
  28. Altevin Norja
  29. Lorenc Çela
  30. Idriz Zogu
  31. Fatjon Zyberi
  32. Gert Deliu
  33. Norion Spaho
  34. Luiz Mazrehu
  35. Durim Perja
  36. Boris Zotaj

 

Prokuroria ka njoftuar se hetimet po thellohen dhe pritet që të ketë të tjera ndalime, si dhe sekuestrime pasurish. Gazeta Antikorrupsion do të publikojë të gjitha zhvillimet në kohë reale – pa kompromis dhe pa autocensurë.