
Kur Kryeministri Bëhet Polic, Prokuror Dhe Gjyqtar – Drejtësia Në Rrezik, Demokracia Në Koma
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në Shqipëri, drejtësia nuk funksionon mbi parimin e barazisë para ligjit. Ajo operon me dy standarde, ku jo vetëm qytetari i zakonshëm është viktimë e zvarritjeve dhe mungesës së transparencës, por tashmë edhe sistemi vetë e ka kthyer vetveten në një skenë të zgjatur abuzimi institucional.
Fenomeni më skandaloz është ai i pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës, të cilët njëkohësisht ushtrojnë funksione si:
Kjo sjellje përbën një shkelje flagrante të etikës profesionale, të ligjit për statusin e gjyqtarit/prokurorit dhe të ligjit për konfliktin e interesit. Ligji është i qartë: një pedagog që është në funksionin e magjistratit nuk mund të ushtrojë profesionin e avokatit, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi.
E megjithatë, ndodh në Shqipëri që:
Në vend që të përgatisë magjistratë të pavarur dhe me integritet, shkolla është kthyer në një treg me influenca, ku nota nuk është më vlerësim por monedhë këmbimi për favore. Kandidatët që nuk pranojnë të bëhen pjesë e këtij sistemi klientelist, dështojnë pa asnjë shpjegim bindës, ndërsa të tjerë me lidhje preferenciale ecin përpara.
As Këshilli i Lartë Gjyqësor, as Shkolla e Magjistraturës, as Ministria e Drejtësisë nuk kanë ndërmarrë masa për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm. Heshtja është bërë pajtim, dhe pajtimi është kthyer në politikë të brendshme të sistemit.
Ligji është unik. Jurisprudenca është një. Republika është një.
Nëse një prokuror në Shkodër mund të jetë avokat në Durrës, dhe një gjyqtar në Elbasan mund të japë nota në Tiranë në këmbim të favoreve, atëherë drejtësia shqiptare nuk është më sistem – por një rrjet privat i kontrolluar nga njerëz me shumë kapele dhe pa asnjë përgjegjësi.
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në një qëndrim të pazakontë për një zyrtar të lartë të sistemit të drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ndalimin e procesit të
25 Korrik – Përvjetori i Rënies së Duce-s dhe Gjykimit të Drejtësisë së Zaptuar Më 25 korrik 1943, një regjim që kishte ngritur vetveten në
DREJTËSIA BËN VALIXHEN, I BURGOSURI PRET VENDIMIN Gjyqtarët duan pushime, të burgosurit presin në qeli KLGJ të marrë masa për këtë sjellje skandaloze Nga gjysma
”Paketa e Maleve” hap aplikimet: Një mundësi e artë për njohjen e pronësisë në zonat malore http://gazeta-antikorrupsion.al/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-23-at-09.02.22.mp4 Ka nisur faza e parë dhe më vendimtare
Nëse deri dje monopatinat elektrike shiheshin si një alternativë moderne për lëvizje urbane, sot ato përfaqësojnë një kaos të legalizuar, një rrezik të heshtur dhe