
Tiranë, Maj 2025 – Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë (SH.A.A.SH.) i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Ministrisë së Drejtësisë, duke propozuar një zgjidhje të menjëhershme dhe praktike për krizën e stokut të çështjeve gjyqësore në vend: caktimin e gjyqtarëve honorarë me mandat 3-vjeçar.
Në një deklaratë publike, Shoqata thekson se sistemi gjyqësor është në gjendje bllokimi, me mijëra çështje të pazgjidhura në të gjitha nivelet – nga gjykatat e rrethit deri në gjykatat e apelit dhe administrative.
“Drejtësia po zvarritet, qytetarët janë viktima të vonesave sistematike dhe besimi në gjykata po gërryhet çdo ditë. Kjo situatë kërkon veprim të menjehershëm, jo konferenca dhe raporte boshe“, thuhet në reagimin e SH.A.A.SH.
Çfarë propozon Shoqata?
SH.A.A.SH. ka paraqitur idenë për krijimin e një trupe të përkohshme të gjyqtarëve honorarë, të përbërë nga juristë me eksperiencë mbi 10 vite (avokatë, pedagogë, ish-prokurorë apo juristë të administratës publike), të cilët:
Fushat ku mund të veprojnë gjyqtarët honorarë
Sipas propozimit, gjyqtarët honorarë do të përqendrohen në:
Zhbllokim pa reforma të rënda
“Ky nuk është një apel për reformë, është një thirrje për zgjidhje konkrete. Ne nuk kërkojmë ndryshim të Kushtetutës, por vendime praktike që mund të merren brenda kompetencave të KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë”, thekson Av. Ndue Pjetra, kryetar i SH.A.A.SH.
Shoqata shton se kjo nismë nuk do të rëndojë buxhetin shtetëror, pasi:
Thirrje për reagim institucional
SH.A.A.SH. i kërkon:
Drejtësia nuk mund të presë
Në fund të shkresës zyrtare, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion e mbyll me një thirrje të fortë:
“Drejtësia nuk ka nevojë për retorikë. Ka nevojë për vendime. Dhe vendimi për të futur gjyqtarë honorarë në sistem është një nga më të mençurit dhe më të zbatueshmit sot.”