Në Tiranë inaugurohet "Detektivi: Profesioni që sheh pa u parë" – Manuali i parë për detektivët privatë në Shqipëri

Më datë 28 prill 2025, në orën 14:30, në ambientet e Hotel Tirana u zhvillua ceremonia e inaugurimit të librit “Detektivi: Profesioni që sheh pa u parë”, shkruar nga avokati dhe themeluesi i profesionit të hetuesit privat në Shqipëri, Ndue Pjetra.

Aktiviteti u moderua nga koordinatori editorial Albert Zholi dhe solli në panel ekspertë të fushave të sigurisë dhe komunikimit, ndër të cilët Dr. Leonardo Remorini, specialist ndërkombëtar në çështjet e sigurisë dhe bashkëpunëtor në shkrimin e librit, si dhe PhD Zendel Abedini, njohës i avancuar i gjuhës së trupit. Redaktimi i librit u realizua nga znj. Sara Demrozi.

Në sallë ishin të pranishëm personalitete të njohura si Magjistër Shkëlqim Kokona, autor i parathënieve të librit, si dhe shkrimtari Gaqo Apostoli, ndër të tjerë.

Libri, i pari i këtij lloji në Shqipëri, ndërthur leksione teorike me përvojë praktike nga terreni, duke ofruar një manual të plotë për formimin profesional të detektivëve privatë dhe për të gjithë të interesuarit në fushën e hetimeve private.

Publikimi vjen si një kontribut i veçantë në përpjekjet për profesionalizimin e mëtejshëm të hetimit privat në vend.

Libri mund të blihet me çmimin 3000 lekë. Për informacion dhe porosi, kontaktoni në adresën [email protected] ose në WhatsApp 0692020512.