
Kur Kryeministri Bëhet Polic, Prokuror Dhe Gjyqtar – Drejtësia Në Rrezik, Demokracia Në Koma
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në të drejtën romake, uzufrukti dhe uzukapioni ( parashkrim fitues) ishin dy institucione thelbësore për rregullimin e posedimit dhe përdorimit të pasurive. Këto mjete jo vetëm që favorizonin stabilitetin e pronësisë, por gjithashtu kishin një funksion të rëndësishëm shoqëror: lejonin gratë të kishin akses në pasuritë e trashëguara në një sistem juridik që formalisht i përjashtonte ato nga trashëgimia e drejtpërdrejtë. Në këtë artikull, do të analizojmë kuptimin dhe evolucionin e këtyre institucioneve, si dhe përdorimin e tyre në kontekstin e legjislacionit bashkëkohor shqiptar.
Uzufrukti në të Drejtën Romake
Uzufrukti (usus + fructus, domethënë “përdorim dhe shfrytëzim i frutave”) ishte një e drejtë reale që i jepte një personi posedimin dhe të drejtën për të përfituar nga frutat e një pasurie që i përkiste dikujt tjetër, pa pasur mundësinë për ta disponuar atë në mënyrë përfundimtare. Kjo e drejtë ishte e përkohshme dhe mbaronte me vdekjen e uzufruktarit ose me skadimin e afatit të caktuar.
Në kontekstin e trashëgimisë, uzufrukti u bë një zgjidhje efektive për të lejuar gratë e veja të shfrytëzonin pasurinë e bashkëshortit pa e trashëguar atë formalisht. Duke qenë se e drejta romake ndiqte parimin e agnatio (që favorizonte pasardhësit meshkuj), gratë shpesh përjashtoheshin nga trashëgimia e drejtpërdrejtë. Megjithatë, përmes uzufruktit, ato mund të vazhdonin të jetonin në shtëpinë e bashkëshortit dhe të përfitonin nga pasuritë e tij, pa u kaluar ato automatikisht trashëgimtarëve meshkuj.
Parashkrimi fitues (uzukapion) në të Drejtën Romake
Parashkrimi fitues (uzukapion) (usucapio) ishte një mekanizëm për fitimin e pronësisë bazuar në posedimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të një pasurie për një periudhë të caktuar. Në të drejtën romake, kjo periudhë ishte një vit për pasuritë e luajtshme dhe dy vjet për ato të paluajtshme. Ky koncept bazohej në idenë se posedimi i gjatë dhe i pakundërshtuar krijonte një titull të ligjshëm të pronësisë.
Parashkrimi fitues (uzukapion) u bë një mjet i rëndësishëm për të garantuar aksesin e grave në pronësi. Në veçanti:
Parashkrimi fitues (uzukapion) përdorej gjithashtu për të transferuar pasuri tek gratë pa shkelur normat e trashëgimisë, të cilat mund t’i kishin penguar ato të merrnin pasuri në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Roli i Uzufruktit dhe Uzukapionit në Kapërcimin e Kufizimeve Ligjore
Të dy këto institucione përfaqësuan një lloj zgjidhjeje ligjore për të anashkaluar kufizimet e së drejtës trashëgimore romake. Meqenëse gratë nuk mund të trashëgonin lirshëm, uzufrukti dhe uzukapioni u garantonin atyre të paktën një kontroll mbi pasuritë dhe një pavarësi ekonomike të pjesshme.
Me kalimin e kohës dhe evolucionin e të drejtës romake gjatë periudhës perandorake, u zhvilluan rregulla të reja që u njihnin grave më shumë të drejta trashëgimore, veçanërisht përmes testamenteve dhe dispozitave të veçanta.
Uzufrukti dhe Parashkrimi fitues (uzukapion) në të Drejtën Shqiptare Bashkëkohore
Këto dy institucione vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot në shumë legjislacione moderne, përfshirë atë shqiptare.
Parashkrimi fitues (uzukapion): Edhe uzukapioni është i rregulluar nga ligji shqiptar, (në nenet 168 deri në 171 të Kodit Civil) si një mënyrë për të fituar pronësinë përmes posedimit të vazhdueshëm për një periudhë të caktuar (zakonisht 10-20 vjet, varësisht nga rasti). Ky mekanizëm përdoret për të rregulluar situatat e posedimit të gjatë dhe të pandërprerë.
Uzufrukti dhe uzukapioni, të lindura në të drejtën romake si mjete për menaxhimin e posedimit dhe trashëgimisë së pasurive, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në statusin e grave, duke u mundësuar atyre përfitime ekonomike nga pasuritë e trashëguara, pavarësisht kufizimeve ligjore. Sot, këto institucione vazhdojnë të ekzistojnë dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në jurisprudencën moderne, përfshirë atë shqiptare, ku ato përdoren për të garantuar stabilitetin në marrëdhëniet pronësore dhe trashëgimore.
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në një qëndrim të pazakontë për një zyrtar të lartë të sistemit të drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ndalimin e procesit të
25 Korrik – Përvjetori i Rënies së Duce-s dhe Gjykimit të Drejtësisë së Zaptuar Më 25 korrik 1943, një regjim që kishte ngritur vetveten në
DREJTËSIA BËN VALIXHEN, I BURGOSURI PRET VENDIMIN Gjyqtarët duan pushime, të burgosurit presin në qeli KLGJ të marrë masa për këtë sjellje skandaloze Nga gjysma
”Paketa e Maleve” hap aplikimet: Një mundësi e artë për njohjen e pronësisë në zonat malore http://gazeta-antikorrupsion.al/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-23-at-09.02.22.mp4 Ka nisur faza e parë dhe më vendimtare
Nëse deri dje monopatinat elektrike shiheshin si një alternativë moderne për lëvizje urbane, sot ato përfaqësojnë një kaos të legalizuar, një rrezik të heshtur dhe