Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 9 janar 2025 u miratuan dy projektligje të rëndësishme: ndryshimet në ligjin nr.133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave si dhe projektligji i njohur si “Paketë e Maleve”. Këto ndryshime sjellin një qasje të re për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore.
Ndryshimet në Ligjin për Trajtimin e Pronës
Një nga aspektet më të rëndësishme të ndryshimeve në ligjin nr.133/2015 është shtyrja e afateve për kompensimin e pronave dhe përmbylljen e procesit të trajtimit të pronës. Ligji ekzistues parashikonte përfundimin e procesit brenda 10 vjetëve nga hyrja në fuqi e tij, por me ndryshimet e reja, afati është shtyrë deri në vitin 2028.
Ndryshimet kryesore janë:
Shtojca 2: Në tabelën e shpërndarjes së fondeve për kompensim, shtohen vite të reja me një skemë të ndryshuar të përqindjeve për pagesat.
Në thelb, ky ligj synon t’i japë më shumë kohë shtetit për të përmbyllur procesin e kompensimit të pronave dhe për të siguruar që çdo pronar që i është mohuar pronësia të marrë trajtimin e duhur ligjor dhe financiar.
Paketë e Maleve: Një Qasje e Re për Zhvillimin e Zonave Malore
Projektligji i njohur si “Paketë e Maleve” synon të krijojë një kornizë ligjore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të zonave malore dhe të rregullojë çështjen e pronësisë për tokat shtetërore të cilat janë në posedim të personave privatë pa titull pronësie.
Pikat kryesore të këtij ligji përfshijnë:
o Heqjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë
o Përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme
Përjashtim nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat për 10 vite.
NDRYSHIMET E MIRATUARA NGA KËSHILLI I MINISTRAVE SYNOJNË TË ADRESOJNË DISA ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME QË KANË PENGUAR ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE RREGULLIMIN E PRONËSISË NË SHQIPËRI. NGA NJËRA ANË, SHTYRJA E AFATEVE PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE I JEP QEVERISË MË SHUMË KOHË PËR TË ZBATUAR KËTË PROCES KOMPLEKS, NDËRSA NGA ANA TJETËR, PAKETA E MALEVE SYNON TË STIMULOJË INVESTIMET DHE TË JAPË ZGJIDHJE PËR POSEDIMIN E PALIGJSHËM TË PRONAVE SHTETËRORE. MBETET PËR T’U PARË SE SI DO TË ZBATOHET NË PRAKTIKË KY KUADËR LIGJOR DHE ÇFARË NDIKIMI DO TË KETË NË EKONOMINË DHE ZHVILLIMIN E ZONAVE MALORE NË VITET E ARDHSHME.