
Kur Kryeministri Bëhet Polic, Prokuror Dhe Gjyqtar – Drejtësia Në Rrezik, Demokracia Në Koma
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
“Nga praktika gjyqësore e SPAK-ut rezulton se nuk bëhen hetime komplekse, të plota dhe objektive, por përdoren vetëm përgjimet si të vetmet prova për goditjen dhe dënimin e krimeve të rënda ose korrupsionit.”
Burimet
Sistemi gjyqësor i besueshëm dhe realizimi i të drejtave civile dhe politike nëpërmjet një sistemi fair gjyqësor.
Sot në jurisprudencën shqiptare dhe në drejtësinë e re zbatohet përgjegjësia pa faj dhe përgjegjësia kolektive.
Si shembull janë proceset gjyqësore për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, grupet e strukturuara kriminale për kultivim të bimëve narkotike dhe organizatat kriminale.
Përkufizimi i grupit të strukturuar kriminal nga jurisprudenca e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme është në kundërshtim me Konventën e Palermos për Krimin e Organizuar.
Si shembull:
Zbatimi i legjislacionit për grupin e strukturuar kriminal për një ngjarje të vetme, pavarësisht nga rrezikshmëria e saj.
Abuzimi me përgjimet dhe regjistrimet nga ana e policisë gjyqësore dhe prokurorisë në proceset penale kundër krimit të organizuar dhe atij të rëndë.
Nga praktika gjyqësore e SPAK-ut rezulton se nuk bëhen hetime komplekse, të plota dhe objektive, por përdoren vetëm përgjimet si të vetmet prova për goditjen dhe dënimin e krimeve të rënda ose korrupsionit.
Dihet se përgjimi është mjet për kërkimin e provës dhe jo provë, dhe mbretëresha e provës nga ana policore dhe metodika e hetimit të një krimi të rëndë është kurthi policor ose kapja në flagrancë.
Kjo nuk ndodh, por rezultatet e përgjimeve përdoren për të dhënë një vendim fajësie, dhe Gjykata e Lartë nuk e normon më praktikën gjyqësore për këtë gjë.
Dispozitat kryesore të legjislacionit modern ndërkombëtar që shkelen janë Neni 6 i Konventës së të Drejtave të Njeriut të Europës dhe Nenet 8 dhe 14 të Kushtetutës Amerikane.
Në këtë artikull do të trajtohen tre ngjarje kryesore që kanë rëndësi të veçantë nga pikëpamja e kriminologjisë dhe ligjit penal.
Teoria e kriminologjisë shqiptare nuk e pranon këtë teori, dhe ligji ynë penal nuk e parashikon dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë faljeje që e jep gjykata.
Kjo mbështetet në teorinë sociologjike, sipas së cilës krimineli nuk është i lindur, por rrethanat e jetës e bëjnë të tillë, kështu që çdo kriminel ka mundësi rehabilitimi dhe lirimi nga burgu para se të vdesë.
Në dukje është humane, por ngjarja e Dan Hutrës tregoi se praktika jonë gjyqësore është e gabuar.
Nga universiteti dhe Shkolla e Magjistraturës nuk u trajtua ky problem, dhe unë kam mendimin se duhet një teori e re kriminologjike kombëtare dhe Kuvendit Popullor t’i propozohet amendimi i Kodit Penal dhe parashikimi i burgimit të përjetshëm pa të drejtë faljeje, që të parashikohet dhe ky lloj dënimi të jepet rast pas rasti nga gjykatësi.
Fakti që akuzat u reduktuan dhe përfunduan në akuza të zakonshme për dy skema mashtrimi në fushën e financave, mashtrimit financiar, tregon për dështimin e SPAK-ut në hetimin e kësaj afere të madhe korruptive.
Duhet të hetohet edhe në pistën e aktit terrorist, meqë jemi në prag të fushatës elektorale.
Para një viti kam paralajmëruar se reforma në drejtësi ishte e domosdoshme dhe ka arritur rezultate në heqjen e njerëzve të korruptuar.
Por nga ana tjetër, sistemi mbetet akoma i kapur dhe i korruptuar.
Gjithashtu, kam paralajmëruar se gjendja është përkeqësuar, dhe në shumë raste diskutohet procesi i rregullt ligjor, që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të njeriut në procesin penal.
Ju kujtoj burgimin e paligjshëm pa u thirrur fare në gjykatë dhe pa u vënë në dijeni për gjobën e nënës lehonë.
Ky është burgim që, në bazë të Nenit 8 të Kushtetutës Amerikane, konsiderohet Cruel ose çnjerëzor.
Përfundim: Urgjenca për pastrimin e sistemit të drejtësisë
Raste të tilla duhet të vënë në alarm organet ligjzbatuese dhe ato legjislative, për të përshpejtuar heqjen e juristëve që kanë kryer krime kundër njerëzimit në diktaturë.
Këta individë janë nga kryesorët e regjimit të sotëm dhe kanë kapur për fyti organet e drejtësisë, duke i kontrolluar plotësisht ato.
KUR KRYEMINISTRI BËHET POLIC, PROKUROR DHE GJYQTAR – DREJTËSIA NË RREZIK, DEMOKRACIA NË KOMA Në një vend ku ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion
Në një qëndrim të pazakontë për një zyrtar të lartë të sistemit të drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ndalimin e procesit të
25 Korrik – Përvjetori i Rënies së Duce-s dhe Gjykimit të Drejtësisë së Zaptuar Më 25 korrik 1943, një regjim që kishte ngritur vetveten në
DREJTËSIA BËN VALIXHEN, I BURGOSURI PRET VENDIMIN Gjyqtarët duan pushime, të burgosurit presin në qeli KLGJ të marrë masa për këtë sjellje skandaloze Nga gjysma
”Paketa e Maleve” hap aplikimet: Një mundësi e artë për njohjen e pronësisë në zonat malore http://gazeta-antikorrupsion.al/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-23-at-09.02.22.mp4 Ka nisur faza e parë dhe më vendimtare
Nëse deri dje monopatinat elektrike shiheshin si një alternativë moderne për lëvizje urbane, sot ato përfaqësojnë një kaos të legalizuar, një rrezik të heshtur dhe