Rastet ku u kërcënuan disa prokuror janë vetëm fillimi për te kaluar ne vetëgjyqësi prandaj shoqata i bën apel prokuroreve, gjyqtareve dhe opgj-ve te kenë kujdes ne zbatimin e ligjit.
Dënimet pa prova, te bazuara veç në bindjen e brendshme te prokuroreve, me te drejte krijojnë irritime dhe të çojnë deri ne vetëgjyqësi.

Tashme është e krijuar ideja se drejtësia nuk jepet falas, por nga intrigat e policisë  e cila  ka qene drejtuar me bekimin e prokuroreve te korruptuar, në shërbim te politikes,  duke bere kurthe dhe përdorur dëshmitare te rreme për te renduar akuzat e te pandehurve te cilet  janë arrestuar për te siguruar prova duke devijuar te vërtetën.

Rezulton se ne sistemin e drejtësisë janë grumbulluar një tufe kukullash, prokuror gjyqtar dhe avokat kryesisht qe marrin ne qafe qytetaret. 

Gjyqtaret nuk bëjnë gjë tjetër veç se noterizojnë kërkesat e prokurorit në dhënien e dënimeve.Ka pas raste qe prokuroret qurratviten përpara gjyqtarit që t’u pranojnë kërkesat në kundërshtim më ligjin. Ndersa kërkesat qe bejne avokatet ligjzbatues ne shume raste nuk perfillen fare



Kur gjykatat përdorin bindjen e brendshme dhe dënojnë tjetrin pa prova, vetëm me urdhra politike atëherë njerëzit kalojnë në vetëgjyqësi nga vështirësia 

Nuk janë veç Selimi dhe Musabelliu por ka te tjerë e tjerë qe kane vepruar ne të njëjtën mënyre,  si gjyqtar ne Elbasan dhe Shkodër qe me bindje te brendshme abuzojnë detyrën e tyre.

Prandaj shoqata i bën apel prokuroreve, gjyqtareve dhe opgj-ve te kenë kujdes ne zbatimin e ligjit.