Dihet se vitet e fundit smartfoni dhe dora njeriut janë të pandashëm, por edhe abuzimi teknologjik duhet të ketë një kufi.

Avokatët Antikorrupsion kanë konstatuar në shumë raste Gjyqtar që përdornin telefonin në seance gjyqësore.

Sado që mund të kuptojmë rastet e emergjencës, kjo nuk justifikon ato që e përdornin për të kontrolluar rrjetet e tyre sociale si Facebook e Instagram .

Kjo mungese profesionalizmi nga ana e gjyqtareve, jo vetëm që bien në kundërshtim me Kodin e Etikes Gjyqësore, por reflekton edhe në vendimmarrjen e tyre për sa u përket rasteve që ata janë duke gjykuar.

Gjeste të tilla komprometojnë seriozitetin dhe solemnitetin e Gjykatave, duke cenuar  besueshmërinë e tyre nga ana e personave te proceduara, kur shpesh herë jeta e tyre varët nga vendimi që do marri ai Gjyqtar që në vend se të përqendrohet tek seanca në zhvillim, e mban mendjen tek postimet e fundit.