Shprehët Av. Ndue Pjetra në emisionin “Me zemer të hapur”

Pogradec -Një vajzë 12 vjecare është gjetur e vdekur në kasollen pranë shtepisë së saj
me datë 22 gusht, dyshohet se vajza mund të ketë kryer vetëvrasje,
edhe se sipas nënës së vajzës nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor rezulton se
trupi i vajzës nuk ka pësuar shenja dhune apo vetëvrasje.

Rrethanat e vdekjës së të miturës mbeten akoma të pa-qarta, sidomos pasi
mesuam historinë e komplikuar familjare që vajza ka jetuar; disa vite pas
divorcit nëna e vajzës u detyrua t’u largonte në shtetin Grek, duke humbur
kontaktet me vajzën e saj për vite me ralle, sic u shpreh vetë e ëma gjatë
intervistes, ish bashkeshorti dhe familja e tij e kishin bërë të pamundur që
vajza të mbetej në kontakt me nënën e saj.

Gjatë intervistes në emisionin “Me zemer te hapur” avokat Pjetra u
shpreh se një nga menyrat me efektive për të zbardhur të vertetën mbi vdekjën e
vajzës është nëpermjet punesimin e detektiveve private, duke theksuar se
proceset e hetimit nga ana e policise dhe prokurorise në Shqiperi janë 
komprometuar nga korrupsioni dhe interesi personal i oficereve dhe prokurorëve.

Nuk e dimë konretisht arsyen për të cilën  një vaizë kaq të vogël të arrij të kryej vetëvrasje,
ndoshta mosha e femijës na e bënë të pamundur që të konceptojmë se si një vajzë
12 vjece mund të arrijë të bëjë nje xhest kaq ekstrem.

Gjithsesi rrethanat e ngjarjës mbeten të dyshimta dhe historia e vetëvrasjës
nuk na bind plotësisht, prandaj është e domosdoshme që nëpërmjet investigimit të
zbardhet e verteta.